Nga 4 maj, 2.8 milion italianë do të kthehen në punë, një numër I konsiderueshëm që  u shtohen të gjithë ata që tashmë punojnë nga shtëpia në punë të zgjuar.

Ky është konkluzioni, sipas mediave italiane, i takimit mes kreut te qeverisë Conte, komisionerit të urgjencës dhe ekspertet e komitetit tekniko-shkencor.

Pas përfundimit të diskutimeve,  kryeministri Giuseppe Conte vazhdoi analizën e propozimeve për fazën 2 në një takim me ministrat që kishin marrë pjesë gjithashtu në takim me ekspertët.

Grupi i punës në takim me kreun e qeverisë, shprehu mundësinë që në 27 prill të rihapen ato kompani që janë në gjendje të zbatojnë protokollet e sigurisë. Hapja e mundshme e disa aktiviteteve në këtë datë, duke mos pritur 4 majin sic ishte përfolur mund të bëhet nisur nga bilancet e rënda ekonomike të kompanive që po humbasin miliarda euro cdo që qëndrojnë mbyllur.

Kreut të qeverisë Conte iu parashtrua edhe një plan me disa pika me të cilin duhet të shoqërohet hapja e mundshme me 27 prill.

Komisari i situatës së emergjencës Domenico Arcuri tha se aktualisht dorëzohen te qytetarët 4 milionë maska në ditë por ndërkohe duhen 7 milionë në ditë.

 U diskutua edhe për cmimin e maskave dhe nevojen që të ketë patjetër një ulje të cmimit ndonëse nuk është një operacion I thjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *