Mijra protestues mbushën rrugët e qyteteve kryesore në itali për të kundërshtuar vendimin e qeverisë qe cdo punonjës i sektorit publik dhe privat do të duhet të paraqesë një pasaporten e vaksinimit.
Italia behet vendi i parë në botë që ka futur në zbatim “pasaportë e gjelbër” për çdo kategori si dhe administrimin e gjobës prej 1500 euro për këdo që paraqitet në ambientët e punës pa plotësuar një ndër kushtet.

Punonjësit e transportit të mallrave kanë bllokuar rrugët ndërsa kanë paralajmeruar edhe grevë nëse autoritetet nuk tërhiqen. Ndërkohë më shumë se 5 mijë protestues bllokuan një nga hyrjet e portit të Triestes, me thirrje kundër vaksinimit me deytrim . Demonstruesit pretendojnë se puna është një e drejtë që nuk mund të kushtëzohet përmes një vaksine eksperimentale, ndërsa e quajnë metodë shantazhi diktatorial zbatimin e “green pass”.

Në kryeqytetin italian policia shpërndau dhjetëra qytetarë të mbledhur me pankarta në duar, në përpjekje për të parandaluar një protestë masive si ajo e fundjavëssë kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *