Këto janë pamjet e trishta që mediat italiane sjellin për publikun orët e fundit, ndërsa vendi vijon luftën me koronavirusin.

 

Automjetet e ushtrisë janë vënë në dispozicion për të përcjellë në banesën e fundit viktimat e Covid 19.  Asnjë familjar nuk është i pranishëm në lamtumirën e fundit të të dashurve të tyre në varrezat e Bergamos.

 

Automjetet e ushtrisë kanë transportuar dhjetra arkivole edhe në rajone të tjera për shkak të situatës së dalë tashmë jashtë kontrollit.

 

Mbrëmë Italia raportoi numrin më të madh të të vdekurve nga sëmundja, 475 të vdekur brenda 24 orëve të fundit,8 93 prej të cvilëve vetëm në Bergamo.

 

Kryeministri i vendit fqinj, Giuseppe Conte, deklaroi se do të ashpërsojë masat e marra për të luftuar përhapjen e koonavirusit.

 

Gjatë një interviste për “Corriere della Sera”, Conte u bëri thirrje të gjithë qytetarëtve se shtrëngimi i masave është mëse e nevojshme. Ai madje njoftoi se mbyllja e shkollave dhe gjendja emergjente, do të vazhdojë deri në muajin prill.

 

Ndërkohë situatën tronditëse në Bergamo e ka risjellë në vëmendje edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

 

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se masat e marra me vonesë në Bergamo, e lejuan armikun e padukshëm të përparojë ndjeshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *