Është e treta ditë radhazi që nga Italia vijnë lajme të shumë të mira sa i takon nivelit të përhapjes së Covid 19.

Si rrallëherë në këto javë, në Itali numri i pacienteve të rinj qe i shtohen totalit ne raport me diten paraardhese ka rënë poshtë shifrës 1 mijë.

Totali i te semurëve aktualisht në Itali është 94 mije e 67 persona, thene ndryshe 880 të sëmure me shumë ne raport me një ditë më parë. Të hënën shifra e pacienteve pozitiv që iu shtua totalit kishte qene gati dyfishi pra 1914.

Kjo e dhene kete te marte,  sipas shefit te mbrojtjes civile, Angelo Borrelli ishte padiskutim me e mira qe nga 13 marsi.

Numri i pacientëve që aktualisht janë të shtruar në spitalet e vendit me koronavirus është 28 mijë e 718 ndersa të semure por te izoluar në shtepi janë rreth 65 mije.

Shumë pozitiv edhe lajmi që vjen nga të shëruarit.

Janë plot 1555 paciente të cilët janë shëruar këtë të martë, një shifër që ka vazhduar ti japë një frymëmarrje të jashtëzakonshme edhe spitaleve dhe shtretërve në këto institucione.

Ne raport me diten e hene jane 107 persona më pak ne terapi intesive ( gjithësej për momentin 3792).

Totali i të shëruarve në Itali deri më tani rezulton të jetë  24 mijë e 392. 

Ndërkohe për fat të keq numri i të vdekurve vijon të jetë mesatarisht I lartë.

Këtë të martë kanë vdekur 604 viktima ( 32 me pak se dje) , kryesisht ata që kanë qënë në terapi intensive dhe të intubuar ditët e fundit.

Shifra e përgjithshme e viktimave në Itali është rritur në 17 mijë e 127.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *