Këtë të premte Italia shënoi një numër rekord të pacientëve të shëruar nga koronavirusi duke i kaluar 2 500.

Shifrat flasin për një rritje të lehtë të numrit të viktimave dhe infeksioneve të reja krahasuar me nje ditë më parë por autoritetet e shëndetit publik kanë pranuar se kurba është në rënie.

Ndërkohë qeveria italiane ka ngritur një grup ekspertësh të cilët do të analizojnë fazën e dytë të rimëkëmbjes në 15 ditët e ardhshme.

Vendimi për izolimin e vendit është në fuqi deri më datë 4 maj ndërsa ka filluar hapja graduale për disa librari dhe biznese të vogla.

Hipotezat dhe qëndrimet janë të ndryshme, jo të gjithë ekspertët mendojnë se vendi është gati për t’iu kthyer normalitetit.

Ata bëjnë thirrje për kujdes maksimal duke nënvizuar se kjo verë për turizmin nuk duhet të llogaritet.

Shkollat mund të hapen në muajin shtator ndërsa kampionati Italian i futbollit mund të rikthehet në fund të muajit maj. Faza e tretë do të përfshijë fillimin e udhëtimeve jashtë vendit por për këtë ndoshta duhet pritur viti tjetër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *