Subscribe

Konkretizohet ndihma financiare që Italia i premtoi Shqipërisë në konferencën e donatorëve, e mbajtur në 17 Shkurt në Bruksel. 95 milionë euro është shuma që fqinji ynë do të lëvrojë në dy drejtime, në funksion të rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti dhe në zhvillimin e disa sektorëve në ekonomi.

Nga 95 milionë eurot që do të jap Italia, pjesa më e madhe është kredi, 90 milionë euro me interesa të ulta dhe vetëm 5 milionë euro janë grant. Referuar marrëveshjes, pjesa më e madhe e grantit do të shfrytëzohet për planin e rindërtimit në Tiranë.

90 milionë eurot kredi do te perdoren në përmirësimin e sektorit të energjisë, peshkimit dhe një pjesë e konsiderueshme në rimëkëmbjen e strukturave përballuese të fatkeqësive natyrore.

FABRIZIO BUCCI

AMBASADORI I ITALISE NE TIRANE

Këto sektorë janë përcaktuar në bashkëpunim me palën shqiptare. Jemi përpjekur që ta përqendrojmë ndihmën tonë në sektorë parësor, tradicionale apo në zhvillim siç është ai “blu economy” që përfshin aktivitetet e detit dhe është i rëndësishëm për ju dhe për ne.

Ndihma e dhënë nga Italia nga konferenca e donatorëve në Shkurt deri në nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve është rritur. Nga 86 milionë, sot Arben Ahmetaj dhe Fabrizio Bucci ranë dakort për një kredi prej 90 milione eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *