Teksa Evropa po lehtëson gradualisht kufizimet, edhe Italia do të hapë kufijtë për turistët.

Shteti fqinj po planifikon që fillimisht të presë vizitorë nga vendet e BE.

Kushdo që do të futet në Itali, nuk do të ketë detyrimin për të bërë karantinë, si masë sigurie.

Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë, por gjithçka u izolua për shkak të krizës së koronavirusit.

Por tani duket sikur gjithçka ka nisur të “marrë frymë”. Disa monumente si Koloseu në Romë u hapën pak ditë më parë.

Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga COVID-19, me më shumë se 230,000 infeksione dhe 33.500 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *