Kjo e hënë i ka gjetur 12 rajone italiane ose më shumë se gjysmën e vendit, në qarkoren e verdhë të pandemisë, që do të thotë se ka nisur zbatimi i lehtësimit të masave kufizuese. Në Lombardi dhe Piemonte, dy rajonet më të goditura në valën e parë të pandemisë, mijëra nxënës kanë nisur mësimin në prezencë.

 

Plani i Ministrisë së Arsimit parashikon rihapjen e të gjitha shkollave nga data 9 dhjetor por kjo do të varet nga të dhënat epidemiologjike dhe vendimarrja lokale pasi kryetarët e bashkive dhe guvernatorët kërkojnë garanci për transportin.

 

Italia, Franca dhe Gjermania po ndjekin një plan të përbashkët për krishtlindjen sipas të cilit, do të ketë kufizime më pak të ashpra deri në mesin e muajit janar.

 

Ndërkohë, Britania e Madhe pas protestave të dhunshme gjatë ditëve të fundit, ka një plan për hapjen e të gjitha dyqaneve në muajt dhjetor dhe janar duke zbatuar distancimin fizik dhe higjenën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *