Autoritetet italiane publikuan pamje te ndalimit te gomones me droge qe u nis nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Drejtoria Antimafia e policisë së Barit në bashkëpunim me repartin e policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta, sekuestruan gomonen me drogë me prejardhje nga Shqipëria, si dhe arrestuan dy skafistët shqiptarë qe te dy nga Vlora. Sipas policisë italiane gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm, u ndalua nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minutave ndjekje në brigjet e qytezës  Molfeta. Në bordin e saj u gjeten 52 pako marijuanë me një peshë totale prej  1 ton  215 kg. Sipas autoriteteve italiane, lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë eurosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *