Një 25-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

 

Viktimë ka mbetur shtetasi Endri Zaimi, baba i dy fëmijëve, i cili u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë në zonën e La Secca.

 

Automjeti i tij tip “Volvo” u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

 

Shërbimet e zjarrëfikëses kanë mundur t’i nxjerrin të plagosurit nga makina, por i riu shqiptar kishte vdekur në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *