Subscribe

Akademia e shkencave ripropozoi sot emrin e Ismail Kadarese per cmimin Nobel ne letersi. Kjo kerkese drejtuar akademise suedeze u be ne ditelinjen e 84 te gjeniut te letrave shqipe.

Ripropozimi u artikulua në datëlindjen e 84-ët të shkrimtarit Ismail Kadare. Motivacioni shoqërues i lexuar në takimin që bëri bashkë akademikë, shkrimtarë dhe studiues të letërsisë në lindjen e emrit më të njohur të letrave shqip, është:

Motivacioni shoqërohet edhe me veprën për të cilën Akademia e Shkencave i drejtohet “Nobelit”.

Vit pas viti Ismail Kadare është një nga kandidatët më të mundshëm për të fituar “Nobelin” në letërsi. Si në çdo herë institucioni i shkencës shfrytëzon rrugët zyrtare për të sjellë çmimin e Akademisë Suedeze në Shqipëri.

Thuajse çdo vit krijimtaria e Ismail Kadaresë është vlerësuar nga organizma të rëndësishëm ndërkombëtarë në lëmin e letërsisë. I fundit ishte ai dhënë nga presidenti i Francës Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *