Subscribe

Shkrimtarit te njohur shqiptar Ismail Kadare iu dorëzua çmimi “Nonino 2018” i cili vjen pikërisht në 82 vjetorin e tij të lindjes.

 

Në ceremoninë qe u mbajt ne Udine, ishin të pranishëm personalitetet të rëndësishme të kulturës botërore.

 

Juria, e kryesuar nga nobelisti Indian Naipau arriti deklaroi se çmimi iu dha Kadaresë me motivacionin “Rapsod në dashuri dhe kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dh legjendave, të cilat ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane.”

 

“Si evropianë, në veçanti, ne mund te shohim vetëm të kaluarën tonë për t’u përpjekur ta kuptojmë të tashmen. Unë jam i kujdesshëm për të gjitha çmimet, për shkak të cilësisë së lartë të jurisë,” u shpreh Kadare pas marrjes së çmimit.

 

Mediat italiane e cilësuan largimin e Kadaresë nga Shqipëria në vitin 1990 drejt Francës,  si një kundërshtim me çdo formë të diktaturës komuniste.

 

Shkrimtari shqiptar i njohur për romanet e tij Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Pallati i Ëndrrave” dhe “Kronikë në Gur”, etj, është vlerësuar për kontributin dhe ndikimin e tij ne letërsi me disa çmime te rëndësishme ndërkombëtare. Ai madje, vitet e fundit ka qenë në listën e të përfolurve për të fituar edhe çmimin Nobel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *