Subscribe

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nderuar me çmimin “Nonino 2018” me motivacionin “rapsod në dashuri dhe kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, të cilat ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane.”

 

Ky çmim ndërkombëtar qe jepet për te 43-in vit me radhë në qytetin e Udine në Itali, vlerëson figura të mëdha të kulturës botërore.

 

Ndërsa një tjetër çmim i rëndësishëm shkon edhe për filozofin Giorgio Agamben, i cili merr titullin prestigjioz “Mjeshtër i kohës sonë”, krijues i konceptit të “Homo Sacer”, një qenie njerëzore jeta e së cilës është e shenjtë qe do te thotë se mund te vritet, por jo te sakrifikohet.

 

Ceremonia e dorëzimit te çmimeve do të zhvillohet në Udine më 27 janar. Kadare është vlerësuar per kontributin dhe ndikimin e tij ne letërsi me disa çmime te rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa ka qene vitet e fundit ne listën e te përfolurve per te fituar edhe Nobelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *