Subscribe

Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar “Neustadt”, I konsideruar si më prestigjozi për letërsinë pas Nobelit.

 

Dhënia e çmimit, i njohur ndryshe edhe si “Nobeli Amerikan”, u bë mbrëmjen e së mërkurës nga revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas.

 

“Neustadt Prize” shkruan në njoftimin e tij se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar , i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”.

 

Sipas “Neustadt Prize”, Ismail Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 ai kërkoi azil politik në Francë.

 

“Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri”, citohet të ketë thënë Kadare në faqen zyrtare të çmimit “Neustadt Prize”.

 

Fituesi i nobelit amerikan ” shpërblehet me 50,000 dollarë , një pendë shqiponje prej argjendi si dhe me certifikatën e çmimit. Ismail Kadare është laureati i 26-të I këtij çmimi prestigjoz ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *