Grupi Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër sulmin që ndodhi dje në Champs Elysees ku një polic mbeti i vrarë.

 

“Dje rreth orës 19:00 disa policë u shënjestruan nga një person me armë automatike në zonën më turistike të Parisit. Një nga policët u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa sulmuesi mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit”, sipas burimeve policore.

 

“Autori i sulmit në Champs Elysees në qendër të Parisit është Abu Yussef nga Belgjika dhe është një nga luftëtarët e Shtetit Islamik”, njofton ISIS-i nëpërmjet organit të tij të propagandës Amaq.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *