Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në bulevardin e famshëm “Champs Elysees” në Paris, ku humbi jetën një polic dhe u plagosën dy të tjerë. 39 vjecari francez Karim Cheurfi, i identtifikuar nga agjencia e lajmeve të ISIS, Amaq, si Abu Yousif al-Belgiki, hapi zjarr ndaj patrullës së policisë dhe u vra më pas nga forcat e rendit. Policia zbuloi një armë dhe disa thika në automjetin e autorit.

 

Mediat raportuan se në këtë ngjarje mund të jetë përfshirë edhe një tjetër bashkëpunëtor. Një person i dyshuar për lidhje me sulmin është vetëdorëzuar në policinë belge, por sipas prokurorisë belge nuk ka të dhëna që të provojnë lidhje mes tyre. Autori i ngjarjes konsiderohej person i radikalizuar. Ai ka qenë i dënuar për tentativën e vrasjes së një polici në fillim të viteve ‘2000. Tre te afërm te tij janë ndaluar nga policia dhe janë marrë në pyetje.

 

Kjo ngjarje që riktheu panikun në Francë, ndodhi pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Tre nga katër kandidatët kryesorë për president, Emmanuel Macron, Francois Fillon dhe Marine Le Pen anulluan takimet e fundit elektorale të parashikuara për këtë të premte. Sipas analistëve tashmë është e vështirë të parashikohet se cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve.

 

Kryeministri Bernard Cazeneuve deklaroi se forcat e sigurisë, përfshirë njësitë elitë janë mobilizuar përpara zgjedhjeve. “Asgje nuk duhet te ndalë procesin demokratik ne vend”, u shpreh Cazeneuve pas një takimi të kabinetit qeveritar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *