Subscribe

Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët me anë të një videomesazhi në “Facebook”. Videon shefi i qeverisë e nisi duke firmosur dokumentet e fundit për këtë e duke dezinfektuar duart.

 

Në fjalën e mbajtur, Rama u kujdes të përmende sfidat me të cilat u përballën shqiptarët gjatë 2020, me pasojat e tërmetit dhe ardhjen e virusit COVID-19.

 

Duke theksuar se deri tani Shqipëria ja ka dalë më së miri t’i fitojë këto luftëra, kreu i qeverisë shtoi se kjo situatë nuk pritet të marrë fund deri në fundin e 2021.

 

“Ky ishte viti ynë më i vështirë, për ne shqiptarët ardhja e armikut të padukshme ishte një kafshatë thuajse e pakapërdishme pas ataij tërmeti katastrofik. Humbje jetësh dhe lëndime të mëdha njëra pas tjetrës. Një presion i jashtëzakonshëm psikologjik mbi të gjitha familjet shqiptare, gjyshër të kërcënuar për jetën e tyre, fëmijë të penguar në përditshmërinë e tyre, prindër të ndaluar në punën e tyre dhe mijëra e mijëra që e humbën vendin e punës. Ky vit ishte një nga ato sfida që rrëzojnë elefantë dhe jam kaq krenar për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe për bluzat e bardha sepse ne qëndruam, rezistuam, luftuam dhe po ja dalim që të dalim më të fortë nga kjo luftë. Sot po rilindin shkollat e shembura, po rilindin shtëpitë e familjeve të mbetura pa strehë një vit më parë. Nuk ka kënaqësi dhe krenari më të madhe për mua sesa hapja e dyerve të shtëpive të tyre për ta, njëra pas tjetrës, me mbështetjen financiare 100% të qeverisë shqiptare për ta. Puna vazhdon. Vazhdon çdo ditë, çdo natë, falë punëtorëve dhe qindra kompanive shqiptare të angazhuara si një trup i vetëm derisa të hapet dera e fundit. Lufta vazhdon edhe me armikun e padukshëm, tanimë për të siguruar vaksinën dhe për ta nisur vaksinimin menjëherë fillim-vitin e ardhshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet e rrezikuara, bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë dhe moshat e thyera. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyruehsme. Kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm. Gëzuar Vitin e Ri dhe kjo dekadë e re e shekullit të 2021 qoftë dekada më e mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *