Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Shtetasi i arrestuar është me inicialet R.A., Vlora.
38 vjeçari u arrestua pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.