Fëmija i gjetur i mbytur këtë të diel në kanal është 4-vjeçari që u shpall i humbur më 17 shkurt të këtij viti nga familjarët.

 

Policia bën me dije se trupi i pajetë i K.H është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale në Shkozë, ngjitur me lumin e Lanës.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave. Dyshohet se 4-vjeçari është mbytur aksidentalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *