E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ishte shënjestër e atentatit në Lundër, dëshmon gruaja e Roan Brahimit

Përpara hetuesve të policisë ka dëshmuar dhe gruaja e Roan Brahimit e cila ka thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që i vranë vjehrrin e saj, apo në lidhje me plagosjen e 4 personave në Lundër, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Sipas saj ajo nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka patur bashkëshorti i saj me persona të tjerë.

Reklamë

Gjovalin Prendi, viktima e atentatit në Lezhë është babai i Roan Brahimit, i njohur edhe si Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 2024, në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.

Brahimi ishte një personazh i njohur për autoritetet dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe Greqi. Ai njihej si rivali i mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur. Madje Roan Brahimi është përfolur si i përfshirë edhe për vrasjen e Brilant Martinajt.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë