Një hajdut serial ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

 

Arif Lita, 21-vjeç, i dënuar më parë po për vjedhje, dyshohet se në 6 muajt e fundit ka grabitur 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.

 

Sipas policisë, i riu futej në biznese të ndryshme dhe vidhte shuma parash, steka me cigare si dhe produkte të ndryshme ushqimore.

 

Arif Lita njihet si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa idetnifikimi i tij u bë falë pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *