Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave.

 

Në pranga ka rënë shtetasi B. Ç., banues në Babrru, i cili rezulton të ketë qenë dënuar edhe më parë për vjedhje.

 

Po ashtu, të arrestuarit i janë zbardhur edhe tre raste të tjera të vjedhjes në banesa të kryera gjatë vitit 2019.

 

Grabitësit i është sekuestruar në momentin e ndalimit një çantë shpine, në të cilën mbante disa prej sendeve të vjedhura.

 

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *