Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në konferencën për mediat se ndërhyrja e Policisë së Shtetit në protestën e sotme ishte e vonuar.

 

“Demokratët s’kanë nevojë të derdhin gjakun për hallet e Berishës. Policia e Shtetit, pas 1 orë e gjysmë pretendonte se nuk po ndodhte asgjë. Policia Shtetit e ka kthyer policinë në një instrument jo të mbrojtjes, por të shkeljes së ligjit dhe dhunimit të qytetarëve. Sot e përdori si instrument për të përshkallëzuar planin e dhunshëm të Berishës. PD do marrë hapat politikë dhe ligjorë për të zbardhur, pse iu desh 1 orë e gjysmë të kuptonte skenarin e dhunës. Arsyeja e thjeshtë, vëllazëria Rama-Berisha”, tha Basha.

 

Më tej, ai shtoi se me protestën e zhvilluar ditën e sotme, nga selia e PD-së ka dalë vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

 

“Dyert nuk ishin të blinduara, prandaj iu bëra turin live, aty ishit, vetëm dera e serverit ishte. Nëse e kishit fjalë për dyert e reja të instaluara në shkallë, normale, ishte detyra ime ta bëja si kryetar i zgjedhur në momentin që Berisha deklaroi se ishte i aftë të shkelte mbi kufoma. Që dalja me arkivol nga PD të mos realizohej. I vetmi arkivol që doli sot ishte ai politik i Sali Berishës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *