Situata në Izrael vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa konflikti me Iranin ka hyrë në ditën e katërt.
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, në një lidhje direkte në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, theksoi se është herët për të parashikuar sa do të zgjasë kjo situatë, por qytetarët këtë radhë janë më të durueshëm dhe të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e masave të sigurisë.
Ajo vuri në dukje se, ndryshe nga lufta 12-ditore e Iranit në qershor 2025, procesi po menaxhohet më mirë dhe qytetarët po bashkëpunojnë me autoritetet izraelite dhe partnerët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Ambasadorja Kumbe: Është herët për të folur dhe do ishte prematurë çdolloj thënie e imja në këto momente. Ndryshe nga lufta 12-ditore e Iranit që ishte në qershor 2025, qytetarët këtë radhë janë më të durueshëm, relativisht më koshientë për domosdoshmërinë që ka pasur shteti i Izraelit dhe qytetarët për sigurinë e tyre për te realizuar këtë luftë dhe për t’iu gjendur pranë partnerit strategjik, SHBA. Pritshmëritë janë të larta, ndryshe nga sulmi i kaluar ku njerëzit ishin të paduruar. Mbyllja e aeroportit krijon një lloj stresi, ndihen të izoluar. Këtë radhë ky proces ka qenë shumëherë më nën kontroll për shkak se të gjithë kanë ndjerë domosdoshmërinë e këtij oepracioni ushytarak të pritur. Ishte e pritshme që të mbërrinte në këtë pikë konflikti.





