Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës këtë të shtunë, njëri prej të cilëve ka qenë i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

 

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin

 

Mariol Kolonjari, 30 vjeç, banues në Korçë.

Kristi Kula, 18 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq.

Mikel Thanasi, 54 vjeç, banues në Korçë.

 

 

30 vjeçari Mariol Kolonjari, u arrestua nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet e 4 ditë burg.

 

Ndërsa 18 vjeçari Kristi Kula u arrestua në Maliq duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, me targë AA076UF, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë gjatë ndalimit.

 

Shtetasi Mikel Thanasi u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *