Një 53-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burg për trafik droge u arrestua nga policia e Kukësit.

Arif Çela, 53 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has u ndalua në kuadër të operacionit të koduar “Helshan”.

 

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *