Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi ka thyer thyer masën e sigurisë pasi ai ishte dëbuar nga shteti Italian.

 

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte dëbuar një vit më parë nga shteti fqinj. Teksa qëndronte para një shkolle dhe me kapuç në kokë, policia e vlerësoi si të dyshimtë paraqitje e tij dhe vendosi të ushtrojë kontroll.

 

Ndërkohë autoritetet dyshuan se shqiptari ishte duke përgatitur plane për vjedhje. Në këtë momente shqiptari është arratisur duke kapërcyer muret rrethuese të shkollës, por edhe të disa shtëpive, por misioni për t’u arratisur dështoi dhe ai u arrestua menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *