Një alpiniste 31 vjeçare është shpëtuar nga njësia shëndetësore e Bazës Ajërore Farkë pasi kishte ngelur e dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogara.

 

Alpinistja 31 vjeçare u shpëtua falë një ndërhyrjeje heroike të bërë nga ajëri nga njëisa shëndetësore e bazës Ajërore Farkë e cila sfidoi hapur terrenin e vështirë dhe kushtet atmosferike.

 

Në lidhje me këtë ndërhyrje reagoi dhe ministrja Olta Xhaçka e cila shprehu vlerësime për punën e bërë nga stafi I bazës Ajërore Farkë.

 

“Heroikë në kuptimin e plotë të fjalës! Respekt dhe vlerësim të pafundëm për profesionalizmin e njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë, të cilët sfiduan terrenin e vështirë dhe shpëtuan një alpiniste 31-vjeçare, të dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora”, u shpreh Xhaçka në Facebook”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *