Ylli i “The Kardashians”, Kourtney Kardashian ka folur për shëndetin e djalit të saj dhe vështirësinë që hasi gjatë shtatzënisë. Rocky Thirteen Barker, lindi në nëntor të vitit të kaluar dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent fetusi.

Kardashian më në fund ka folur për momentin e frikshëm në një episod të ri të “The Kardashians”. Që nga lindja e djalit të saj, Kardashian nuk kishte treguar arsyen pse iu desh të bënte një operacion të menjëhershëm, shkruan Living.

Në episodin më të fundit të serialit televiziv, ajo tregoi se Rocky vuante nga një gjendje e rrallë që duhej trajtuar dhe që shkaktoi hyrjen e lëngjeve në mushkëritë e foshnjës.

“Është super e rrallë – gjendja që kishte – por është gjithashtu super e rrallë dhe me fat që shpëtoi” tha Kardashian.

Ajo zbuloi se mushkëritë e Rocky-t filluan të mbusheshin përsëri me lëng pas procedurës, por fuqia e të menduarit pozitiv ndihmoi në rimëkëmbjen e tij.

“Fillova të flisja me fëmijën çdo ditë, duke bërë lutjet e mia. Pasi pata atë ndryshim mendësie, lëngu ishte zhdukur plotësisht dhe ne nuk patëm asnjë problem më pas.” tha Kourtney.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *