Edhe pse Petrit Fusha hoqi dorë nga posti i prokurorit duke i shpëtuar vetingut, ai mund të hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda.
Komisioni i pavarur i kualifikimit, me anë të një njoftimi zyrtar shprehet se i ka referuar organit të akuzës raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin.
Kjo eshte e para here qe komisioni dergon gjetjet e tij ne prokurori, per tu hetuar per shkeljet e dyshuara.
Petrit Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 28 shkurt të këtij viti.