Harvey Weinstein nje nga ish-producentët me te famshëm te Hollivudit, karriera e të cilit u rrënua pas një stuhie akuzash për ngacmime seksuale ndaj dhjetëra grave, u shpall fajtor, por gjykata vendosi lirimin e tij me kusht duke lënë si garanci shumen 1 milionë dollarësh.

 

Weinstein u dënua këtë të premte nën akuzat për përdhunim, shtatë muaj pasi yjet e Hollivudit, mes tyre dhe aktorja e famshme Angelina Jolie, e akuzuan se ai ka përdorur paranë dhe pozicionin e tij në botën e filmit, për të tërhequr vajzat e reja të bënin karrierë në kinematografi.

66-vjeçar- u dorëzua vullnetarisht mëngjesin e kësaj të premteje në policinë e Manhattan, ndërsa më pas u paraqit në para gjykatës, ndërsa autoritetet kanë konfiskuar pasaportën e tij.

 

Mbi 70 gra e kanë akuzuar bashkëthemeluesin e kompanisë filmike “Miramax” dhe “Weinstein Co” për abuzim seksual.

 

Por Weinstein gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe këmbëngul se nuk ka detyruar ndonjë femër për të pasur një marrëdhënie intime pa konsensus.

 

Akuzat ndaj Weinstein nisën vitin e kaluar, dhe kanë përfshirë në hetim një juri të madhe në Manhatann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *