Ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter ka pësuar aksidentin e dytë brenda muajit.

 

Në momentitn që sapo kishte marrë veten nga aksidenti në shtëpinë e tij në Georgia, ku u rrëzua duke u dëmtuar në fytyrë, Carter është dëmtuar sërish duke thyer kockën e legenit.

 

95 vjeçari u ishte rikthyer punëve fizike, duke ndihmuar në ndërtimin e disa shtëpive për të varfrit por që ka rezultuar sërish fatale për të.

 

Karter vitet e fundit ka fituar beteja edhe më të mëdha. Pesë vite më parë, ai u diagnostikua me probleme në mëlçi dhe me një melanomë në tru, që pas gjashtë muajve u zhduk mrekullisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *