Ish presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka marrë azil politik në qytetin e Meksikos, me justifikimin se i rrezikohej jeta.

 

Morales të dielën ka dhënë dorëheqjen pas disa javëve protesta në lidhje me rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve presidenciale.

 

Në një prononcim për mediat ish presidenti bolivian tha se ai ishte detyruar të dorëhiqej por e kishte bërë këtë me vullnet të lirë në mënyrë që të mos kishte më shumë gjakderdhje dhe dhunë.

 

Morales është pritur në aeroport nga ministri i jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, që më herët ka thënë se ish presidenti bolivian ishte viktimë e një grushti shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *