Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma është dënuar me 15 muaj burg nga Gjykata më e lartë e vendit.

 

Urdhri erdhi pas refuzimit të Zumës për t’u paraqitur në një komision anti-korrupsion, ku do t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me përfshirjen e tij në vepra korruptive gjatë kohës që ai ka shërbyer si President. Këto akuza janë mohuar vazhdimisht nga Zuma.

 

Ai ka qenë President deri në shkurt të 2018 dhe dyshohet se në periudhën e tij, biznesmenë komplotonin me politikanë për të ndikuar në vendimmarrje.

 

Tashmë i janë lënë 5 ditë kohë ish-Presidentit që të dorëzohet në Polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *