Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e burgut “313” në kryeqytet, ku u vendos në godinën nr.2, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke e dënuar atë me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg.
Tahiri u akuzua për veprat penale: trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.