Këtë të hënë ka nisur procesi mësimor për arsimin parauniversitar në të gjithë vendit, një sërë problematikash  janë konstatuar nga ana e opozitës.

 

Ish ministri i Arsimit Myqerem Tafaj nga studio e lajmeve në edicionin qëndror të Lajmeve në Vizion Plus është shprehur se nëse qeveria dhe kushdo tjetër nuk investon në arsim atëherë ne po lozim me fatet e vendit dhe të ardhmen.

 

Gjithashtu ish ministri është shprehur se nisma libra falas duhet të shtrihet dhe më gjërë të paktën në arsimin 9 vjeçar pasi ka një rëndësi të veçantë në gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare.

 

Zoti Tafaj, si e gjeti arsimin nisja e ketij viti te ri shkollor?

 

Dita e parë e shkollës është një ditë feste për të gjithë familjen, pak a shumë kanë lidhje me shkollën. Unë mendoj se në ditën e parë të shkollës ne duhet të mendojmë dhe analizojmë se çfarë po ndodh. Unë dua të nënvizoj të paktën dy moment. Një është largimi masim ulja e numrit të nxënësve, ju thatë se këtë vit rreth 24 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, në vitin  2013 ne e kemi lënë 38 mijë nxënës në klasën e parë. Është një ulje drastike e numrir të nxënësve. Kjo nuk është vetëm çështje demokrafike pra ulje e numrit të lindjeve, ky faktor ekziston. Në Shqipëri numri i nxënësve është një statistikë shumë e saktë një pasqyrë rigoroze se ato regjistrohen në ditën e parë të shkollës, duket se vendi ynë po vuan një emigracion masiv në këto 5-6 vitet e fundit. Me këtë ulje të numrit të nxënësve ne vërtet shkojmë në atë emigracion prej rreth 400 mijë shqiptarë. Nuk ka vend që nuk është prekur nga emigracioni por problem është se si e vlerësojmë ne. Kurt ë fillojnë shkollat e larta do të shikoni të njëjtin fenomen. Janë rreth 6 mijë maturantë që kanë marrë dokumentat dhe po regjistrstrohen në shkollat e huaja të tjerë po marrin dokumentat sepse rreth 12 mijë kanë aplikuar për tu larguar, dhe të tjerë po marrin dokumentat për semestrin e dytë. Ne vuajmë nga emigracioni masiv dhe problem është se çfarë do të bëhet kush po ikën.

 

 

Qeveria ka ndërmarrë një reform nisur nga protestat e studentëve, po ashtu ka shtuar edhe investimet në arsim janë ndërtuar shkola të reja. Ju mendoni se nuk është bërë asgjë?

 

Në ditën e parë të shkollës në arsimin para dhe pas universitar duhet të mendohet se çfarë do të bëhet me financimin e arsimit, edhe me këtë financim plus që u bë në kuadrin e paktit, përsëri ka qenë 2.4% dhe nuk e di në ka shkuar 2.45 %. Shqipëria nuk mund të bëhet tërheqëse për rininë për tu shkolluar dhe për të ndërtuar shanset e karrierës në vendin e tyre nëse nuk investon në arsim. Ne jemi në nivelin 3 % dhe pse jo të shkojmë  në 4 %, jo vetëm kjo qeveri por të gjithë duhet ta kuptojmë se ne po luajmë me fatet e vendit me fatet e së ardhmes së vendin nëse ne nuk investojmë në arsim. Nëse nuk investojmë në shkolla për digitalizim, kemi fëmijë 3 vjeç që përdorin telefonin në mënyrë perfekte por çfarë ju ofrohet atyre në shkollë.

 

Nga qeveria kemi pasur një reform për dhënien e librave falas, si e shikoni ju profesor këtë nismë?

 

Librat falas ishte nisma e opozitës për dhënien e këtyre librave, ulja e numrit të nxënësve po e bën më të lehtë financimin e arsimit, pra një shtesë në financim një rritje e qartë në financim me këtë ulje kaq të dukshme të nxënësve dhe studentëve sjell një produkt më pak. Librat falas ne kemi 4 klasat e para, Kosova ka gjithë arsimin 9 vjeçar kshu është dhe Maqedonia ka dhe vende të tjera, është një ndihmë e madhe për familjet shqiptare. Është një hap I rëndësishëm që duhet të shkojë deri në klasën e nëntë dhe kërkon rritje të buxhetit, gjithashtu rritje të buxhetit duhet të ketë për mësuesit pasi shkollë pa mësues nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *