Ish ministrat e Jashtem te disa vendeve te europes juglindore i kane bere thirrje keshillit europian  qe te hape negociatat e antaresimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ne samitin e ardhshem.

 

Ne letren e hapur, ish diplomatet e larte i kerkojne gjithashtu BE-se, qe te paraqese instrumente te reja ne samitin e Zagrebit, per te konsoliduar rrugen e pranimit ne BE, te vendeve te ballkanit perendimor.

 

Ata konsiderojne se kundershtimi kembengules ndaj hapjes se bisedimeve te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut e ka dobesuar ndikimin e mbetur te Unionit ne pragun e vet, duke vene ne rrezik aftesine e saj per te nxitur zhvillime strategjike e stabilitet ne Europen Juglindore.

 

Detyra e Bashkimit Europian – theksojne diplomatet – eshte te kontribuoje ne stabilitetin dhe sigurine e europes juglindore.

 

 

Prandaj, procesi i pranimit te ballkanit perendimor ne BE duhet te jete nje politike e pergjegjshme dhe jo te konsiderohet si barre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *