Tirana dhe Kukësi kanë bërë goditjet e radhës në merkato.
Bardheblutë zyrtarizuan afrimin e futbollistit nga Maqedonia e Veriut Filip Najdovski.
Lajmi për afrimin e ish lojtarit të Vardarit u bë I ditur nga vetë klubi bardheblu.
Filip Najdovski vishet bardheblu!
Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore.
Në krahun tjetër Kukësi konfirmoi afrimin e Bruno Telushit.
Vlonjati 29 vjecar ka firmosur një kontrate 2-vjecare.
Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.elushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno