Ish-kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif dënohet me 10 vjet burgim për blerjen e banesave luksoze në Londër.

 

Dënimi i tij është dhëna nga një gjykatë kundër korrupsionit në Pakistan, ku sipas avokatit Sardar Muzaffar Abbas, pritet dhe konfiskimi i pronave të tij.

 

Ndërkohë Sharif aktualisht është në Londër te gruaja e tij, pasi kjo e fundit është në gjendje kritike shëndetësore, pritet të apelojë vendimin.

 

Sipas informacioneve, rezulton se ai kishte kërkuar gjykatës të shtynte vendimin derisa të kthehet në Pakistan.

 

Ndërkaq bëhet e ditur se Sharif, 67 vjeç është larguar nga posti i kryeministrit derisa Gjykata Supreme i ka ndaluar përjetësisht angazhimin politik në një vendim të vitit 2017, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *