Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua me katër vite burg.

Bardhi shkruan se Frrokaj ka bërë një punë të shkëlqyer për Lezhën dhe qytetarët e saj, ndërsa shton se ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë mes të tjerash që t’i qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri. Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *