Presidenti serb, Aleksander Vuçiç gjatë pjesmarrjes së tij në një konferencë të përbashkët me ish-kancelarin gjerman në Beograd, Gerhard Schreder, janë pyetur për bombardimin e Serbisë nga NATO.

 

“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se sulmi i NATO’s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”.

 

Në fjalën e tij ish-kancelari gjerman është shprehur se siç është vendosur të bombardohet Iraku e Afganistani, NATO ka vendosur edhe për sulmet në Serbi, duke e parë gjendjen në Kosovë.

 

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vednim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e para gjendjen në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *