Subscribe

Dalin të tjera të dhëna mbi shpërthimin e eksplozivit që tronditi qëndrën e Elbasanit mëngjesin e kësaj të martë.

Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Në pjesën e jashtme të një lokali ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet  lëndë plasëse, duke shkaktuar  vetëm dëme të vogla  material.

Biznesi është në pronësi të shtetasit Mateo Toçi, ish futbollist i ekipit të Elbasanit.

Nuk dihet ende nëse Toci ka ndonjë konflikt të hapur apo lënda ekskluzive është vendosur për arsye konkurence.

Paraprakisht janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit “Truth” dhe bizneseve përreth për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, e cila pason disa krime të rënda në Elbasan kohët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *