Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj ka reaguar pas dorëheqjes së Viola Himës, vetëm 4 ditë pas emërimit në krye të Kadastrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-deputetja shkruan se dorëheqja e 6 në Kadastrën e Vlorës dëshmon që Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një “bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.”

Ajo shprehet se nëse kreu i qeverisë do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji për problemet e vërteta të qytetarëve, sot, bizneset nuk do të ishin në prag falimentimi.

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese. As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *