Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi shprehet se jeta e Saimir Tahirit është në rrezik pas dërgimit në burgun “313”.

 

Për Maliqin, ish-ministri i Brendshëm është i vetmi që di për “urdhëruesin e kanabizimit të vendit”, ndaj, sipas tij, Tahiri është nën kërcënim e presion të mbyllë gojën.

 

Ai nuk la pa sulmuar veçanërisht kryeministrin Rama, për të cilin tha se eliminoi një nga një bashkëpunëtorët e tij.

 

REAGIMI I MALIQIT

Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *