Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar disa foto, përmes së cilave tregon gjendjen në spitalin e Shkodrës, teksa shihet nje numër I lartë qytetarësh që presin në radhë për të marrë kujdes shëndetësor.

Përmes një postimi në  “Facebook”, Spahia shkruan se kjo situatë nuk është e re, pasi konstatohet çdo ditë jo vetëm nga qytetarët, por edhe personeli shëndetësor, i cili përballet me mbingarkesë.

“KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES! Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf. Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.”

Sipas kandidatit për deputet, kjo situatë e ka një zgjidhje:

“Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *