Sali Berisha u ul sot në Kuvend në rreshtin e parafundit. Ky element ka tëhequr veçanërisht vëmendjen e ish-deputetit Fatos Hoxha, i cili shkruan se dikur në atë karrige qëndronte i ulur vetë Hoxha.

 

Ai shtoi se asokohe Berisha i nënvlerësonte deputetët e radhëve të fundit, duke iu thënë se nuk do të mbahen shënim në memorien historike të partisë.

 

“Doktor, urime per fillimin e legjislaturës së re. Unë u gëzova shumë, sepse je ulur në karriken ku ulesha unë dikur dhe më riktheve kujtimet. Unë dhe kolegët e mij që uleshim në rreshtin e fundit nuk ishim vetëm “back-bencher”, por edhe kandidatë për t’u përzenë nga partia. Të kujtohet kur thoje për ne: “vota e tyre kundër nuk do mbahet shënim në memorien historike të partisë, nuk do ketë asnjë pasojë”. Ne kishim votuar kundër një pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut këtë. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja. Pastaj na përzure në grup. Tani Luli pabesisht të bëri “back-bencher”, si ne, duke të lavdëruar. Unë nga ajo karrike ruaj kujtime të mira, sepse sa kohë ulesha aty populli më respektonte si njeri me integritet, të pastër e me dinjitet. Unë edhe sot jam krenar, sepse atë karrike ku ulesha nuk e turpërova kurrë. Po ti, do ta nderosh dot?”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *