Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Enriketa Papa komentoi vendimmarrjen për të hequr nga lista disa nga ish-deputetët më të promovuar nga Lulzim Basha. Gjatë një interviste për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me spikeren Iva Kalemi, Enriketa Papa tha se synimi i Komisionit ka qenë të hartojë një listë me emra që maksimalizojnë votën.

 

“Nuk është se kemi vendosur apriori të përjashtojmë. Synimi i komisionit ishte maksimalizimi i fitores në zgjedhjet që po afrojnë. Metodologjia numër një ka qenë pozitiviteti, hartimi i një liste sa më pozitive dhe me figura që do të maksimalizojnë votën. Kriteret kanë qenë të larmishme.”

 

Duke mohuar që të ketë patur ndërhyrje nga kryedemokrati Basha, Papa shtoi se vendimi i fundit për emrat e përjashtuar i takon Kryesisë së PD.

 

“Nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga zoti Basha apo nga struktura të tjera vendimmarrëse të kësaj partie. Komisioni ka qenë autonom. Ndërhyrje nuk ka patur nga ana e lidershipit të PD. Unë do të thosha që puna e komisionit ka qenë kolegjiale, është një komision legjitim dhe kriteri bazë i tij nuk ka qenë përjashtimi. Asnjë individ në ato 5 mijë emra që i kanë ardhur komisionit nuk ka patur asnjë të skualifikuar. Është një punë delikate, sensitive, goxha voluminoze. Vendimmarrja i mbetet Kryesisë të PD që listën me 326 emra ta plotësojë. Kjo nuk është një vendimmarrje e komisionit. Ne e kemi mbaruar punën tonë. Është kryetari dhe Kryesia e PD që ka në dorë vendimmarrjen për përfaqësuesit e ardhshëm. Është një vendimmarrje politike e PD.”

 

Enriketa Papa e vlerësoi përzgjedhjen e kandidatëve nga ana e anëtarësisë si një risi në politikën shqiptare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *