Një ish-ambasador izraelit në SHBA thotë se ka frikë se Irani do ta detyrojë Uashingtonin të ndërhyjë duke sulmuar një anije ose bazë amerikane për ta përfshirë atë në luftë.
“Sulmi i Iranit ndaj SHBA-së i pari do të rriste presionin mbi Trumpin brenda Shtëpisë së Bardhë, dhe Presidenti Trump do të bënte presion mbi Izraelin që më pas të negocionte një fund të luftimeve”, i thotë ai programit Today të Radio 4.
“Kështu mund të mendojnë iranianët”, thotë Oren. “Është një frikë që kam edhe unë”.
Oren thotë se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet e tij dhe shton se tani nuk është koha për një armëpushim, siç kanë sugjeruar disa në SHBA.
“Pse do të donte dikush që ne të ndalemi? Pse askush nuk do të donte të shihte Iranin të reduktuar ndjeshëm?”, përfundon ai./vizionplus.tv