Kaos, përplasje, tensione. Kjo është situate aktualisht në Kakavijë. Para pak çastesh pati një bllokim të punës nga ana e palës greke. Gazetari i “Vizion Plus”, Esido Barkaj raportoi nga Kakavija se qytetarët kërkuan të futen me dhunë, por u ndaluan nga forcat e policisë. Në heshtje, pa një reagim zyrtar, pala greke ka nisur punën sërish. Deri tani kanë kaluar 30 automjete të tjera.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nëse do të punohet deri në orën 22.00. Ka një mospërputhje sepse në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të shtunën thuhej se edhe sot do të punohej deri në orën 22.00. Ndërsa të hënën do të hynte në fuqi rregulli për të lejuar kalimin e vetëm 750 personave. Por pala greke duket se ka ndryshuar planet.

Ka patur edhe revolotë mes qytetarëve dhe përplasje fizike mes tyre për shkak të kalimit pa radhë. Situata është më e qetë deri tani. Deri tani kanë kaluar mbi 700 persona. Nga ana tjetër, pavarësisht lajmeve dhe thirrjeve të shumta, shumë qytetarë kanë udhëtuar gjatës natës, duke krijuar sërish radhët. Ata nuk pranojnë të kthehen në Tiranë apo në qytete të tjera për të kryer tamponin. Sipas tyre, kjo u kushton para dhe kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *