Ministri i Brendshëm Lleshaj dhe PD janë përfshirë në akuza të ndërsjellta në rrjetet sociale ne lidhje me ngjarjen e rëndë në Rinas ku gjatë një grabitje u vra një person dhe u vodhen miliona euro. Akuzave të PD, ministri Lleshaj iu përgjigj në tëitter:

 

Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!!Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!

 

Pak më vonë erdhi një tjetër reagim I PD, një përgjigje e sekretarit Gazmend Bardhi për drejtuesin e ministrisë së Brendshme për të cilin ai thotë se ka dështuar.

 

Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten!  E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot.  Lolo i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *